Nis festa! PS merr Rrogozhinën, Edison Memolla fiton bindshëm përballë Shkëlqim Hoxhës së “BF”

24 Korrik 2023, 09:59

Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Rrogozhinës. Pas rispërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.