Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, Fino: Transformoi Tiranën, por është urgjente nevoja për të zgjidhur ngërçin politik

23 Shtator, 16:33 | Përditesimi: 23 Shtator, 16:33

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve. Por, në fjalën hapëse ajo nuk la pa vlerësuar punën e Veliajt në krye të bashkisë së kryeqytetit, duke e cilësuar transformuese.

 

I.M/Shqiptarja.com