14 maji, ndahet përfundimisht kush drejton KZAZ-të! Kush garon me logon e PD? Celibashi: Vlerësojmë gjithçka në bazë të regjistrit të gjykatës

12 Janar 2023, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2023-01-12 15:32:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj te Rithemeluar, kryeokomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike.