Nis votimi elektronik në Kamëz, votuesi i parë has vështirësi, nuk di të përdorë pajisjen

14 Maj 2023, 07:29

Në Kamëz tek shkolla profesionale ka mbërritur votuesi i parë për zgjedhjet vendore. Në këtë bashki do të votohet elektronikisht dhe rezultati i votimit pritet të jepet brenda 30 minutave. Por, votuesi i parë ka hasur vështirësi, pasi nuk ka mundur që të përdorë pajisjen e votimit elektonik. Për të votuar mund ta ndihmojë vetëm një i afërm i tij.

  •