Nisma Thurje regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit! Shabani: I pamundur kandidimi në këshilla bashkiakë! Për Tiranën kemi 2 synime

28 Shkurt 2023, 15:40

Partia ‘Nisma Thurje’ është regjistruar e vetme në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj. Në një deklaratë për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se synimi i partisë që ai drejton sa i takon Tiranë janë dy qëllime, rregullimi i trafikut dhe ulja e kostos së jetesës.