Nisma Thurje takim me banorët e Ali Demit: Propozimi që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017

26 Prill 2023, 12:05

Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan lista e kandidatëve të Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila kryesohet nga Endrit Shabani dhe Pano Soko.

Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u ndal tek koha që të rinjtë sot shpenzojnë për të pritur autobusin në stacion, apo në radhë për një abone, vetëm ngaqë operatorët privat të urbanëve nuk pranojnë të vendosin teknologjinë.