Një ditë pas takimit me shefen e misionit të ODIHR, Meta në selinë blu, takohet me Berishën

18 Prill 2023, 13:00

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu ku është pritur nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Ky takim vjen një ditë pasi secili prej të dyve u takua me Audrey Glover, shefen e misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.