Një vend pune për Gersin, një dritë për fëmijët me sindromën Down

22 Mars, 11:31

Gersi Troka është djali me sindromën doën i cili ‘mposhti’ fatin e tij dhe është angazhuar maksimimalisht për të qenë pjesë aktive e shoqërisë. Fillimisht spikati si kampion noti, me shumë trofe të fituara dhe me pjesëmarrje në konkurse ndërkombëtare duke e bërë atë që të kërkojë gjithmonë e më shumë nga vetja.

Tashmë në moshën 20-vjeçare Gersi është punësuar në një biznes në Tiranë, ku punon disa ditë në javë dhe fiton të ardhura vetë, duke fituar pavarësi dhe eksperincë e sidomos për t’u ndjerë i barabartë në shoqërinë ku jeton:

“Unë mbarova kursin për tik dhe hyra në një vend pune për tik, aty punova dhe aty më ofruan një shërbim për t’u futur këtu,  për të punuar dhe tani ndjehem i kënaqur me stafin” tha ai.

Ai është një djalë me ambicie dhe dëshiron që të punojë dhe të vazhdojë edhe shkollën:

“ Unë i jam përkushtuar shumë punës por kam qejf të vazhdojë edhe shkollën e lartë për fiskulturë. Më pëlqen shumë fiskultura dhe dua të vazhdojë në Universitetin e Sporteve së Tiranës” u shpreh ai për emisionin “ Rreze Dielli”.

Gersi tregoi më tepër për punën e tij  të përditshme tashmë:

“ Si fillim unë hyra këtu dhe ishte një çik e vështirë me njohjen e disa personave por pastaj më kanë lehtësuar shumë mua dhe mamit, dhe tani ndjehem si në shtëpinë time këtu dhe po punoj tamam.

Ai ka edhe një thirrje për institucionet përkatëse dhe prindërit që t’i vijnë në ndihmë fëmijëve me sindromën doën:

“Të ndihmojmë fëmijët me Sindromën Doën dhe personat me aftësi të kufizuar sepse nëse i ndihmojmë ata do të jemi njësoj të barabartë me njëri-tjetrin. Të jemi të gjithë sëbashku në një kauzë”.

“Unë I kërkoj shtetit ti ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara, të na japin kuotat për të vazhduar Universitetin e Sporteve dhe prindërit duhet ta kenë më shumë vëmendjen tek fëmijët e tyre, të trajnojnë fëmijët e tyre, dhe ta kuptojnë që jeta nuk është kaq e lehtë. Jet aka edhe sfida, mbi sfidat duhet të reagojnë edhe prindërit. Se kemi dhe ne të drejta, ne nuk kemi kuotën për të vazhduar( shkollën) nuk kemi të drejtën për tu arsimuar, për të vazhduar më tej. Ky është mesazhi që I jap shtetit, mos bëj veshin e shurdhër por ta pranoj të drejtën tonë, kauzën tonë, për këtë kemi luftuar dhe luftojmë deri në fund. Nuk na mposht askush” përfundoi ai.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha