Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Korrik 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

14 Korrik, 14:13 | Përditesimi: 14 Korrik, 14:13

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite të mbushura me patate / Patëllxhanë role me gjizë / Qofte me patëllxhanë/ Gliko dardhe.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 14-20 korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por dhe problematika. "Kjo javë do të jetë disi e ngarkuar me Mërkurin në Retrogradë, i cili sjell rishikime, por edhe shtyrje, ndërsa prania e Afërditës në Luan ka të ngjarë t'i vështirësojë marrëdhëniet, për shkak të pritjeve të larta që nuk përmbushen ashtu siç ne dëshirojmë. Motoja e kësaj jave është: Beso, kontrollo dhe më pas përfito!" shprehet Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

MC/Shqiptarja.com