Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu me mëlçi / Qofte patatesh të mbushura me djathë / Kulaç me sodë.
Stina e verës është periudha më e dashur për t’u rilidhur me natyrën, detin dhe pushimin, e shtëpitë e plazhit luajnë një rol kyç në këtë përvojë. Por, një shtëpi buzë detit nuk është vetëm një vend për të kaluar fundjavat apo pushimet; ajo mund të shndërrohet në një parajsë verore ku funksionaliteti dhe estetika bashkohen në mënyrë perfekte. E ftuar në studio arkitektja e brendshme Anila Hetoja, ndan pesë sekrete kryesore që ndihmojnë në transformimin e një shtëpie plazhi në një hapësirë ëndrrash, plot dritë, freski dhe harmoni me ambientin natyror.
Wilson Smith III, dizajneri i famshëm i Nike, dhe Wendy Palau, një zë global për fuqizimin e gruas, sjellin nëpërmjet kameras së “Rreze Dielli”, një mesazh frymëzues për krijimtarinë dhe guximin për të nisur nga e para. Ata flasin për rëndësinë e vlerave familjare, pranimit dhe jetës me një qëllim të qartë, si për profesionistët ashtu edhe për gratë në shtëpi. Të dy theksojnë se çdo grua mund të rilindë, pavarësisht moshës apo historisë personale. Mesazhi i tyre është një ftesë për të jetuar me besim tek vetja dhe për të mos hequr dorë nga ëndrrat.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë kërkojmë produkte të sigurta dhe pa kimikate, pse të mos kujdesemi për bukurinë tonë në mënyrë natyrale? Rimeli është një nga produktet më të përdorura në përditshmëri, por shumë nga ato që gjenden në treg përmbajnë përbërës që mund të dëmtojnë qerpikët me kalimin e kohës. Në “Bëje vetë” Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisim një rimel natyral në shtëpi, i pasur me përbërës ushqyes, që jo vetëm jep volum dhe gjatësi, por edhe ndihmon në forcimin dhe rritjen e qerpikëve në mënyrë të shëndetshme.
Njollat nga salca, vaji, vera apo kafja janë ndër më kokëfortat dhe më të zakonshmet që mund të ndotin rrobat tona të preferuara, shpesh pikërisht në momentin më të papërshtatshëm. Pavarësisht kujdesit, një pikë e vogël mund të lërë gjurmë të dukshme dhe të vështira për t’u hequr, sidomos në materiale të ndjeshme. Por mos u shqetësoni! Niki dhe Stela tregojnë disa mënyra të thjeshta dhe efikase për të trajtuar çdo lloj njolle, duke përdorur produkte që shumicën i kemi në shtëpi.





















