Non grata nga Britania për lidhjet me biznesmenin Damir Fazlliç, Berisha: Mafia e Sorosit shpifi për vajzën time, Argita Berishën

17 Korrik 2023, 13:55

Britania e Madhe ka futur në listën e zezë Sali Berishën, duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin familjar, ku si shembull sillet historia e Damir Fazlliç, i cili erdhi në Tiranë, pastroi para, mashtroi banka dhe pasuroi Argita dhe Jamarbër Malltezi. Në konferencën për shtyp, Sali Berisha mohon lidhjet me Fazlliç dhe madje sipas tij shpallja non grata është bërë duke pasur parasysh vetëm disa artikuj në disa media të financuara nga Sorosi. Sipas Berishës, mafia e Soros po shpif për fëmijët e tij.