Nota për 11 majin? Celibashi: E vendos misioni i OSBE-ODIHR në raportin përfundimtar

9 Shtator, 12:16 | Përditesimi: 9 Shtator, 12:16

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për notën që do t’i vinte procesit zgjedhor të 11 majit.

“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë atë vklerësim që do të bëjë misioni i OSBE. Raporti i tyre përfundimtar nuk ka dalë dhe do të pranoj çfarë note do të vendosin ata për këto zgjedhje. Përtej kësaj, mendoj se ky process zgjedhor, edhe pse qartësisht opozita ka thënë se nuk i njeh dhe ky është një  problem dhe të bën të mendosh se këto zgjedhje nuk kanë shkuar aq mirë se nuk ka mundësi që opozita të shkojë deri  në një qëndrim të tillë, por përtej cdo probloematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE.”, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com