I pyetur në lidhje me deklaratat e mazhorancës së Agron Neza, një prej personave të përmendur në hetime ka lidhje me të, Berisha tha se kjo është e pavërtetë. Berisha hedh poshtë pretendimet se e ka kushëri dhe hedh akuza ndaj Damina Gjiknurit se ka dhënë me koncesion hidrocentralet në Shushicë për bashkëpunëtorin e McGonigal, Oleg Deripaskën.
“Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme. Ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që akuzojnë këta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është një mafioz i cili i ka dhënë me koncesion Oleg Deripaskës hidrocentralet në Shushicë dhe favore të tjera, ai ka vallëzuar deri në 3 të natës me McGonigal. Ai kapet pas fijes së barit. Do t’i shkohet kësaj çështje deri në fund sepse po zihen e gjithë Bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme të botës. Këta mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm e ajsbergut. Rama është krijesë e Sorosit dhe, unë e denoncoj para botës këtë rast sepse është krijesë e tij por në këtë rast e kaloi vijën e kuqe dhe duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, tha Berisha.