‘Nuk them kurrë të mos hapen kutitë!’ Berisha harron zgjedhjet e 2009 kur pyetet për akuzat ndaj Tabakut: Nëse ka fakte dhe ankesa, parimi ynë është të hapen kutitë

26 Maj 2025, 13:32 | Përditesimi: 26 Maj 2025, 13:32

Një nga pyetjet drejt fundit të konferencës lidhej edhe me kandidaten më të votuar të PD-së në Tiranë dhe shkallë vendi, Jorida Tabaku dhe akuzat që po ngrihen ndaj saj nga eksponentë të lartë të partisë se ka vjedhur votat.

Berisha tha se ai është kundër sulmeve pa fakte dhe se i qëndron parimit “të hapen kutitë” për të faktuar shkeljet nëse ka (në zgjedhjet e 2009 ishte kundër hapjes së kutive kur i kërkonte PS-ja).

r.k./Shqiptarja.com