Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” me godinë të re, Veliaj: Këtë vit kemi një buqetë prej 10 shkollash të reja

4 Korrik 2023, 14:43

Përveç kapacitetit, i cili do të rritet me mbi 50% të fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë, godina e re do të ofrojë edhe klasa më të mëdha, por edhe laboratorë e ambiente sportive të reja. Për të parë ecurinë e punimeve ishte sot në këtë shkollë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.