‘O Sokol, hipi makinës dhe ik’- Zjarri në Tiranë i rrezikon jetën zjarrfikësit, momenti kur kolegu e paralajmëron për rrezikun

12 Gusht, 18:42 | Përditesimi: 12 Gusht, 18:42

Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët.

Nga pamjet e siguruara shumë pranë zjarrit nga Report Tv, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe rrezikojnë jetën e disa zjarrfikësve dhe automjetet që ndodheshin aty.

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij.

Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, është angazhuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit.

E.H/Shqiptarja.com