Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë, ironizon Balla: Ora 5 e mirë për gjumë

3 Korrik, 18:00 | Përditesimi: 3 Korrik, 18:00

Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar.

Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha, as Flamur Noka dhe as Ina Zhupa nuk ishin të pranishëm.

Ndërkohë, ministri Taulant Balla ironizoi duke thënë se e kanë braktisur për të fjetur gjumë.

‘Ora 5, ora e mirë për gjumë, në parlament asnjë deputet i opozitës’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com