Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë
Përbërësit:
- 1 filxhan oriz basmat
- 2 filxhanë lëng pule ose brodo
- 50 gr bajame të qëruara
- 50 gr rrush të thatë
- 1 lugë vaj ulliri
- 1 lugë të vogël gjalpë
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Kaurdisim orizin për pak minuta me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. E lëmë të gatuhet njësoj siç veprojmë me pilafin. Në një tigan të vogël kaurdisim me pak gjalpë bajamet dhe rrushin e thatë dhe ia shtojmë orizit pasi të gatuhet.