Pa Gjurmë/ 84-vjeçari 4 ditë i humbur, piu kafen e mëngjesit me gruan dhe u zhduk!

10 Mars 2020, 19:20

Një 85-vjeçar rezulton i humbur 4 ditë më parë. I moshuari Riza Shehu doli nga banesa në "Shkollën e Baletit" në Tiranë më datë 6 mars. 85-vjeçari vuan nga skleroza. Në momentin që ka dalë ka pasur të veshur një xhup ngjyrë kafe, pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe një kasketë ngjyrë gri.

Sipas familjarëve ka pirë kafen e mëngjesit me bashkëshorten e tij pranë tregut të fruta perimeve në Shkollën e Baletit. E shoqja ka lëvizur për të bërë pazar dhe e ka lënë për pak minuta vetëm 85-vjeçarin të ulur  në kafe.