Burri e 'rrëmbeu', nëna kërkon djalin me lot në sy

2 Tetor 2019, 22:39 | Përditesimi i fundit: 2019-10-03 21:02:05

Gjykata ia dha kujdestarinë e djalit nënës, por babai e apeloi vendimin. Kjo cështje të cilën emisioni 'Pa Gjurmë' e trajtoi mbrëmjen e sotme është kthyer në mollë sherri për ciftin nga Gramshi Marjeta dhe Klodjani, të cilët kanë një djalë 8-vjecar, fryti i marteses që ka përfunduar në divorc.  

Ndërsa cështja është ende në apel dhe cifti kanë tre vite që nuk janë më bashkë, ka më pak se dy vite që djali jeton tek i ati, ky i fundit ka mbyllur cdo shteg komunikimi me ish-bashkëshorten e cila kërkon të takohet me djalin. Sot, Ergini 8-vjecar jeton me njerkën dhe motrën nga babai, ndërsa Klodjani ka emigruar në Greqi.

Marjeta ështe e detyruar të përplaset dyerve të gjykatës, pasi ka më shumë se një muaj që djalin e sheh në distancë pa guxuar ti afrohet.  Jetojnë në njëjtin qytet të vogël në Gramsh, e detyruar që imazhin e djalit të vetëm ta shohë vjedhurazi.

Djali erdhi në jetë në vitin 2011. Pa mbushur ende 6 vjec u përball me sherrin e prindërve në familje.  Marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte edhe pse në jetë erdhi Ergito. Në pamundësi për të gjetur rrugëzgjidhje mes tyre, çifti  iu drejtuan dyerve të gjykatës së Elbasanit për divorc, procedurat të cilat nisën në mesin e vitit 2018.

Në këtë kohë Klodjani, kishte nisur një jetë të re me një tjetër partnere. Ndërsa divorci nuk kishte përfunduar ende, djali qëndronte tek të dy prindërit, derisa babai i tij Klodjani e merr djalin të jetojë me të duke mos e lejuar Marjetën të takojë djalin. Më 24 janar të vitit 2019, cifti nga Gramshi u divorcuan, ndërsa gjykata e Elbasanit ia jep kujdestarinë nënës. Klodjani pak ditë më pas, e apeloi vendimin për të marrë ai kujdestarinë e djalit, në një kohë kur Ergiton ka më pak se dy vite që nuk e lejon të takohet me nënën.