Shiti shtëpinë, mori 70 mijë eurot dhe u zhduk, vajza 12- vjeçarja kërkon atësinë

13 Shtator 2019, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2019-09-13 20:20:00

Starton për të dytin vit radhazi në Report TV emisioni investigativ ’’Pa gjurmë’’ me historinë e një nënë të dhunuar, e cila ka mbetur krejt e vetme pas zhdukjes së bashkëshortit të saj më 9 qershor të këtij viti. Ana Saliu bashkëshortja e Agron Duriçit me dy vajzat e mitura nuk i ka pasur të lehta 18 vitet e bashkëjetesës me Agronin, i cili nuk pranoi të bënte kurrë celebrimin, por as t’u japë atësinë fëmijëve me frikën se do të merrnin pasurinë.

Drama e familjes të mbetur pa shtëpi dhe kërkesa për ndihmë
Kryefamiljari u mjaftua vetëm me një mesazh, për të njoftuar largimin e tij nga banesa, duke lënë vetëm gruan shtatzënë me dy vajzat, ndërsa një fëmijë i tretë është duke ardhur në jetë. Agron Duriçi, 47-vjeçari nga Tirana, shiti shtëpinë, dhe pasi mori 70 mijë eurot u largua duke lënë pas brengë në familje dhe varfëri. Teksa rrëfen historinë dhe dramën e familjes bashkëshortja Ana pohon se pasi mori paratë Agroni u tjetërsua shumë ndërsa kthehej vonë në familje duke dhunuar bashkëshorten.