Pa Gjurme - Shperblim familjes per vuajtjet pasi u arratis, Amerika 'merr' serish desidentin

17 Korrik 2019, 21:58 | Përditesimi i fundit: 2019-07-17 22:14:33

Në kërkim të pjesës tjetër të familjes, kjo histori që do të rrëfehet sot na kthen pas në kohë. Bajrami u arratis që herët nga Shqipëria, në vitet e diktaturës komuniste dhe fati i keq përndoqi familjen e tij, sikundër ndodhte asokohe kur edhe familja Cani pas arratisjes së djalit, u internuan. Bajrami nga Dibra u arratis drejt ish-Jugosllavisë. Ai jeton pak vite në këtë vend dhe martohet me Kujtimen, vajzën me origjinë shqiptare.Të dy vendosin që jetën e tyre ta ndërtonin në një tjetër shtet, në kontinentin tjetër, në Amerikë. Në Brooklin, Kujtime solli në jetë 2-fëmijë, Shqipen dhe Flamurin. 

Bajrami i shkruante letra familjes që herë u binin në duar dhe herë jo, për shkak të sistemit. Ishte viti 1989 kur familja e tij në Shqipëri lëvizin nga Lushnja, ku kishin jetuar prej vitesh të internuar, për tu zhvendosur në fshatin Zalldardh të Peshkopisë.  Në vititn 1990 në Shqipëri ishte koha e ndryshimeve të mëdha  dhe bashkëshortja e Bajramit, Kujtimja vjen për herë të parë në Shqipëri dhe takohet me familjarë të Bajramit. Ndërsa fëmijët ishin rritur dhe ata ishin bërë gjyshër. Shqipja ishte martuar gjithashtu dhe Flamuri.

Herën tjetër të kthimit në atdhe kur Bajrami dhe Kujtimja erdhën në Shqipëri ishte viti 1992. Në sytë e përlotur të nënës ardhjet në atdhe të të birit do të ishin edhe më të shpeshta.

Ai merr edhe të vëllanë me vete Jahjan, i cili qëndron në Amerikë tek i vëllai afro 3 muaj. Më pas kthehet në Shqipëri ndërsa lë Bajramin të sëmurë.

Ndarja e të vëllait me vëllanë ishte e vështirë, por më e rëndë edhe nga kjo largësi, Jahja nuk mundi të takohej më fizikisht me Bajramin.

Familja u njoftua me anë të një telegrami se Bajrami ndërroi jetë.

Mine, vajza e vëllait dhe mbesa e Bajramit, sot, pas 20 vitesh është në kërkim të djalit, të pjesës tjetër të familjes, gjakut të saj, në kërkim të djalit të xhaxhait, Flamur Canit, sot një 56-vjecar i cili jeton në Amerikë.

Pas transmetimit të emisionit 'Pa Gjurmë' kanë reaguar emigrantët shqiptarë në SHBA për Flamur Canin të cilët ofrojnë ndihmën e tyre për të gjetur atë.