Pa Gjurme/Si u zhduk nga shtëpia e xhaxhait pa lënë asnjë gjurmë Teuta Rrahmanit

22 Janar 2020, 20:10

Une sapo kam ardhur nga jashte. Jetoj ne Zvicer dhe kam punet e mija. Me kupton?
Une merrem me disa gjera dhe leviz ne shume vende te Europes.
Nje dite me disa shoke kosovare ishim ne nje lokal ne Bazel dhe po shikonim kete emisioni tuaj “Pa Gjurme”.
Ajo prezantuesja Odeta po kerkonte nje vajze nga Kukesi me emrin Teuta Rahmani. Shoku im po me tregonte se e kishim takuar kete vajze dhe menjehere mu kujtua historia e saj.
Madje, nena e asaj vajzes po akuzonte dhe nje burre nga Tropoja, pasi ai e kishte trafikuar.
Por, ajo nuk qendron me me ate djalin nga Tropoja dhe kjo eshte e sigurte. Une ju them se vajza, Teuta Rrahamni, eshte shume mire dhe jeton me familjen e saj.
Fotoja qe ju e kerkoni nuk ka lidhje sot me imazhin e Teutes. Ajo ka ndryshuar shume. Une cfare nuk kam pare neper vendet e botes dhe sinqerisht me vjene keq per vajzat tona. Jo vetem jane trafikuar por jane dhunuar deri sa i kane  derguar tutoret neper spitale. Edhe per cfare i kane rrahur per vdekje? Se nuk kane sjelle ne mengjes para mjaftueshem. Varja, por ky eshte realiteti me vajzat tone neper rruget e botes.

Teuta ka ikur me deshiren e saj, por kur u ballafaqua me realitetin se  cfare e priste…vuajti….
Ajo u trafikua, por eshte larguar nga ai zanat prej vitesh. Ka kerkuar ndihme ne keto te sherbimit social. Ka qendruar shume kohe ne keto vendet e rehabilitimit. Ndersa sot eshte e martuar dhe une kur shkoj ne ate shtet dhe ne ate qytet ku ajo jeton e shikoj pothujase cdo dite.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv