Pa mandat deputeti dhe në burg, Ilir Meta më keq se kurrë! Më pak se 1/4 e votave të LSI në 2021-shin, i katërti nga PD-ASHM, me diferencë të madhe

14 Maj, 18:00 | Përditesimi: 14 Maj, 18:00

Partia e Lirisë pritet të ketë 4 mandate deputeti në Kuvendin e ardhshëm por për Ilir Metën kjo mund të konsiderohet rezultati më i dobët në historinë e tij politike. Në Tiranë votat për të, si kandidati i vetëm i PL, janë më pak se 1/4 e votave të 2021-shit. Meta mbetet kështu pa mandat dhe në burg.

I.M/Shqiptarja.com