Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu

13 Shkurt 2023, 22:00

Paralelisht me ‘luftën’ në seancë plenare Berisha kishte thirrur ‘fazën e dytë të Revolucionit’, protestë para Kuvendit. Një numër shumë i vogël mbështetësish iu përgjigj edhe këtë herë. Si për të justifikuar fjalën ‘revolucion’ ata i patën disa shashka dhe  tymuese në drejtim të policisë. Ish-Kryeministri i quajti heronj dhe i ftoi sërish në seancën e së enjtes, këtë herë edhe të futen brenda nëse do të duan.