Paleografia latine, si të zbulosh sekretet e mesjetës! Për herë të parë në Shqipëri hapet një shkollë verore për deshifrimin e shkrimit latin

6 Gusht 2022, 11:40

Paleografia latine, ka të bëjë me studimin dhe deshifrimin e shkrimit latin, kryesisht të dorës, në të gjitha kohërat. Megjithëse deri tani ka qenë shkencë ndihmëse e historisë, ajo gjithnjë e më shumë po trajtohet si shkencë më vete, e po shndërrohet gjithnjë në një rrugë  kyçe e cila duhet përshkuar për të zbuluar shumë sekrete e mistere të periudhës së mesjetës.