PAMJET E OPERACIONIT/ Tufat e parave të sekuestruara, ja droga e stampuar me ‘Paris’ e ‘Leon’

21 Maj, 10:59 | Përditesimi: 21 Maj, 10:59

Publikohen pamjet e megaoperacionit të përbashkët antidrogë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Raportohet se janë lëshuar 52 urdhër-arreste, mes tyre për Ervis Doçin, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, një avokat, si edhe administratorin e një kompanie udhëtimesh në Fier.

Në 11:30, do të mbajë një konferencë për mediat kreu i SPAK, Altin Dumani, kryeprokurori i Barit si dhe Drejtori i Antimafias italiane për të dhënë detaje lidhur me operacionin.

I.M/Shqiptarja.com