Pamjet që nxjerrin bllof Berishën për ‘vizitën sekrete’ të Vlora Hysenit në Serbi

31 Maj 2023, 16:49

Sali Berisha ka lëshuar sot një akuzë të rëndë, se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin. Berisha e lidh postimin e tij me tensionet në në veri të Kosovës dhe thotë se kjo vizitë e znj. Hyseni në Serbi “flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës”.