Panariti i përgjigjet deklaratave të Krifcës: S’duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, të mbështeten fermerët

28 Dhjetor 2022, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2022-12-28 15:41:31

Partia e Lirisë ka reaguar për deklaratat e ministres së Bujqësisë Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit. Anëtari i kryesisë, Edmond Panaritit thotë se 12 mijë rrënjët e ullinjve që janë të mbjella në vendin tonë janë një pasuri e jashtëzakonshme prodhuese për bujqësinë shqiptare. Panariti thotë se ky stok i vajit të ullirit duhet të shtuar sepse është një mënyrë shumë e mirë për që fermerët të përfitojnë fonde nga BE.