Paratë në fushatën elektorale, Zannier: Ne do ta ndjekim këtë çështje, do jemi në terren

2 Prill, 12:38

Lamberto Zannier, drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse do të ketë në fokus dhe çështjen e ‘parave në fushatën elektorale’.

Sipas drejtuesit të misionit një nga çështjet më në fokus të ekipit të tij do të jetë dhe ky fenomen.

Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

“Metodologjia jonë e vëzhgimit përfshin edhe këtë çështje. Do të analizojmë situatën në terren dhe masat e marra mbi rekomandimet e mëparshme,” tha Zannier.