Parti e re me emra të vjetër, Braimllari në ‘Pa Protokoll’: S’ka lidhje me ‘Shtëpinë e Lirisë’

29 Korrik 2022, 22:34

Një parti e re me emra të vjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim u ‘shndërrua’ në Partinë e Lirisë, një ditë pasi Ilir Meta la zyrën e Presidencës. Edhe pse tashmë me 30 vite si drejtues i shumë posteve të rëndësishme politike, Meta gjeti mbështetje te krijimi i një partie të re, e cila drejtohet nga fryma e vjetër. Megjithatë, për sekretarin organizativ të kësaj partie të sapo emëruar, Endrit Braimallari në ‘Pa Protokoll’ nga gazetarja Anduela Ndreu, e sheh ndryshe praninë e Ilir Metës në politikë, e cila sipas tij është mjaft e suksesshme.