Pas denoncimit, gjendet i pajetë i moshuari

27 Shtator 2019, 19:25 | Përditesimi i fundit: 2019-09-28 06:26:15

Faslli Rusta u gjet i pajete
Gjendet i pajetë në një nga rrugicat e tregut të Kuçovës, 76-vjeçari Faslli Rusta. Familjarët u njoftuan paraditen e sotme nga policia e Kucovës, ku dhe kishin bërë denoncimin. Polocia kishte konstatuar trupin e pajetë, të gjetur në qëndrimin ulur, pa shenja jete. Familjarët i thanë ’’Pa gjurmë’’ se pasi kishin identifikuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre, trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit, për t’ju nënshtruar ekzaminimeve mjeko ligjore si dhe për verifikuar shkaqjet e vdekjes së Faslli Rustës.
I moshuari u denoncua si i humbur në ’’Pa gjurmë’’ të mërkurën e kaluar, ndërsa ishte zhdukur që më datë 22 shtator. Ai kishte dalë nga banesa në fshatin Goran. Pasi kishte marrë një taksi ai u nis drejt pazarit të qytetit të Kuçovës, atje ku humbi gjurmët. Momenti i fundit që tregoi lëvizjet e 76-vjecarit ishin kamerat e sigurisë së një dyqani ku ai ishte parë kur kishte bërë rimbushje të telefonit.