Pas humbjes së thellë, Berisha porosi drejtuesve politikë të PD: Zgjedhjet u vodhën! Keni detyrë faktimin e universit kriminal nëpër qarqet përkatëse

14 Maj, 23:15 | Përditesimi: 14 Maj, 23:15

Pasi fundosi thellë në humbje Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha, thirri në një takim të jashtëzakonshëm drejtuesit politik të 12 qarqeve, ku u kërkoi faktimin e krimeve elektorale në qarqet përkatëse. Ai tha se protesta e 16 majit, pranë samitit të Komunitetit Politik Europian, ka për qëllimin vetëdijësimin e liderëve europianë për praninë e tyre në një narkoshtet, siç e quajti ai Shqipërinë.

    A.A/Shqiptarja.com