Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare

7 Janar, 15:41

Duke cituar raportin ndërkombëtar të UNESCO se Shqipëria nuk ka financuar sa duhet arsimin, zv. Presidentja e PL Erisa Xhixho, thotë se arsimi është një emergjencë kombëtare.

‘Raporti konstaton një përkeqësim progresiv të raportit mes shpenzimeve për arsimin me buxhetin dhe prodhimin e brendshëm bruto. Në fakt, raporti i UNESCO-s nuk është gjë tjetër veçse një zë i shtuar në përpjekjen tonë, për faktin se sot arsimi është në emergjencë kombëtare’, tha ajo.

Partia e Lirisë propozon një pakt kombëtar për arsimin dhe linçon disa prej pikave të programit të partisë nëse do të vijnë në pushtet.