Pasaportat e arta, Balla: Shqipëria do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Evropiane! BE nuk është kundër investimit në Portin e Durrësit

11 Prill 2023, 19:52

Shqipëria do t’i qëndrojë strikt vendimit të Gjykatës Europiane për pasaportat e arta. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë diskutimeve në komisionin e Integrimit nënvizoi se vendi ynë edhe pse jo ende anëtar, i qëndron besnik parimeve të BE.