Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi flet për filmin ku merr pjesë: Nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore

27 Maj 2025, 14:58 | Përditesimi: 27 Maj 2025, 14:58

Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, foli edhe për filmin që do të marrë pjesë.

“Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Filmi është artistik, quhet “Me fat”, është emri i personazhit kryesor, një djalë i ri që ka ëndërr për të realizuar në sfida dhe dilema që i krijon jeta në mes dashurisë, sportit, ekonomisë dhe ballafaqimet e jetës. I realizon me sukses nëpërmjet familjes, rrethit shoqëror dhe shtysës që ndodh në jetën e  secilit.”, tha Kryemadhi.

r.k./Shqiptarja.com