Pasi humbi zgjedhjet në Australi, LaCivita dërgon këshilltarin e tij në Tropojë: Berisha nuk mund t’ia dalë vetëm

4 Maj 2025, 13:39 | Përditesimi: 4 Maj 2025, 13:39

Megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, strategu elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita nuk po duket asgjëkundi në Tiranë.

Në fillim të javës së kaluar, ai u shfaq në një lidhje zoom me kandidatët demokratë, të cilët e pyesnin se si e kishte këshilluar Presidentin Trump të fitonte në SHBA, ndërkohë që pak ditë më vonë, u kap “mat” në Australi ku tha se kishte këshilluar liderin e opozitës, i cili i humbi zgjedhjet.

Ndërkohë në mungesë të tij, LaCivita ka sjellë në Tiranë një prej këshilltarëve të tij, Philip Griffin, i cili iu bashkua kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Tropojë, në mitingun përmbyllës.

E.H/Shqiptarja.com