Pasi u rrëzua për ‘trenin bullgar’, PD insiston te Peqini: Policia manipuloi provat për ID-të dhe paratë në portofolin e kryeplakut

26 Maj 2025, 19:30 | Përditesimi: 26 Maj 2025, 19:30

Pavarësisht se pretendimet e saj për Trenin Bullgar u rrëzuan nga policia dhe nga vetë i akuzuari kryeplaku i fshatit Pekisht, Partia Demokratike vijon të insistojë se në bar kafen e Dervish Beqirit gjetën prova të manipulimit të votës. Blendi Himçi insistoi se paratë dhe kartat e identitetit në portofolin e të moshuarit nuk janë rastësi dhe se policia po i manipulon për të shpëtuar patronazhistin e Ramës nga dënimi.

    I.M/Shqiptarja.com