Pastiçe me mish të grirë, shije speciale nga zonja Albana

17 Dhjetor, 12:21

Pastiçe me mish të grirë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 300-400 gr mish i grirë
  • 1 qepë e mesme e grirë hollë
  • 3-4 lgj vaj ulliri ose gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 250 ml qumësht
  • 100 gr djathë i bardhë/ kaçkavall
  • Kripë dhe piper
  • Pak arrë moskat
  • Majdanoz i freskët për servirje

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë me kripë derisa të jenë gati (al dente). I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë, piper dhe pak arrë moskat sipas dëshirës. E lëmë mishin të gatuhet për disa minuta derisa të zbutet. Në një enë të madhe, rrahim vezët me  qumështin, shtojmë djathin e grirë, makaronat e ziera dhe mishin e grirë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim përzierjen e përgatitur. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta.