Pastiçe me perime nga zonja Vjollca

20 Janar 2021, 10:19

Pastiçe me perime

Përbërësit:

400 gr makarona ( tub të shkurtra)

200 gr brokoli

200 gr lulelakër

200 gr karrota

300 gr spinaq

50 gr kaçkavall të grirë

pak vaj ulliri

Për kremin

250 gr gjizë pa kripë

400 ml qumësht

50 gr kaçkavall i grirë

kripë dhe piper të zi

Trumzë

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Pastrojmë perimet, brokolin dhe lulelakrën e presim në boçe të vogla, karrotat I presim në kubikë. Spinaqin e presim, shtojm kripë në ujin që po valon dhe hedhim në të makaronat I përziejmë ato, shtojmë karrotat dhe I lëmë sebashku të ziejnë 3 minuta, Më pas shtojmë dhe lulelakër dhe brokolin. I lëmë të ziejnë dhe 3 minuta pasi të kalojë ky minutazi shtojmë spinaqin dhe e lëmë 1-2 minuta. I kullojmë makaronat dhe perimet dhe I shtojmë në një tvë të lyer me vaj ulliri.Në një tas vendosim gjizën, qumështin, kaçkavallin e grirë, kripë, piper të zi, trumzë I përziejmë dhe I hedhim mbi makaronat me perime. Nivelojmë kremin e mbetur në sipërfaqe e pudrosim me kackavall të grirë. E spërkatim me pak vaj ulliri dhe më pas vendosim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.