Pastiçe me spinaq dhe kos nga zonja Albana

10 Maj 2023, 11:36

Pastiçe me spinaq dhe kos

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 6 lgj kos
  • 6 vezë
  • 1 tufë spinaq
  • 5 lgj vaj
  • Kripë
  • Djathë sipas dëshirës

Për beshamelin:

  • 700 ml qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 2 vezë
  • Djathë i grirë kaçkavall
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë makaronat dhe i bashkojmë në një enë me kosin, vajin, vezët dhe spinaqin e grirë. Sipas dëshirës shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe e vendosim masën e pastiçes në tavë të lyer me gjalpë.

Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë. Pasi mielli ndryshon ngjyrë shtojmë qumështin dhe e përziejmë që mos të ngjitet. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat dhe në fund shtojmë vezët dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtojmë beshamelin mbi pastiçe dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.