Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', pritet masa e GJKKO-së ndaj kunatit dhe ish trupërojes së Rezart Taçit! 2 të besuarit e tij hapnin llogaritë dhe kryenin transfertat për italianin Francesco Zummon

14 Nëntor 2021, 09:31 | Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 09:31

Gjykata e Posaçme kundër krimit pritet të japë masën e sigurisë për dy të arrestuarit Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkon për dy të arrestuarit, njerëzit e besuar të Reazart Taçit,  'arrest me burg',  si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

KT/Shqiptarja.com