Patate me fasule të njoma nga zonja Vjollca

16 Prill 2020, 10:23

Patate me fasule të njoma  600 gr patate  400 gr fasule jeshile të njoma  200 ml pure domate  4 vezë Kripë dhe piper i zi  1 lugë gjelle gjalp  2 lugë gjelle vaj ulliri  Pak mozzarella  Majdanoz

Përgatitja:  Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta rrumbullake.  I vendosim në ujë të valuar për të zierë, për 4-5 minuta. Pastrojmë bishtajat në ekstreme dhe i presim në copa me gjatësi 3 cm. Edhe bishtajat i vendosim në një tenxhere me ujë me kripë për të zierë 8 minuta.  Lyejmë një tepsi me gjalp dhe mbulojmë sipërfaqen e tepsisë me feta patateje dhe e spërkasim me piper të zi.  Shtojmë si shtresë të dytë fasulet e njoma dhe i spërkasim me kripë.  Pastaj bishtajat i spërkasim edhe me pure domate, ashtu sic lyejmë një picë.  Në një enë reahim vezët, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e shpërndajmë mbi salcën e domates.  E vendosim në furrë për 180 gradë për 20 minuta.  Më e nxjerrim, e spërkasim me pak mozzarella dhe e vendosim prapë në furrë sa të shkrijë djathi. E nxjerrim, e spërkasim me majdanoz dhe e servirim.