Patate role me proshutë nga zonja Albana

2 Maj 2023, 11:50

Patate role me proshutë

Përbërësit:

  • 800 gr patate
  • 2 kokrra vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gr proshutë
  • 200 gr djathë i butë
  • 60 gr djath i grirë i fortë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet pasi i kemi zjerë i shtypim mirë, i vendosim në një tas ku shtojmë kripën, piperin, vezët, hudhrën e shtypur, majdanozin dhe djathin e grirë. Brumin e patateve e hapim në sipërfaqen e një letre kuzhine duke shtrirë në sipërfaqen e saj proshutë dhe djathë të butë. E mbledhim duke e bërë role. E spërkasim me djathë të grirë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.