Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- 600 ml kos
- 1 tufë koper
- Vaj ulliri
- Uthull rrushi
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi larë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, uthullën e rrushit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t’a konsumuar të ftohtë, servirur me pak kopër të freskët.