Patëllxhanë të mbushur me pulë
Përbërësit:
4 patëllxhanë
300 gr fileto pule
2 qepë meatarse
2 domate
200 gr mozzarella
60 gr ullinj të zi
kripë dhe piper të zi
pak rigon për shije
pak vaj ulliri
majdanoz
Përgatitja:
Në kubikë të vegjël e kaurdisim për 7 minuta dhe sa mishit ë zbardhet dhe të mos ketë më lëng, shtojmë 1 qepë në fije ose kubikë dhe vazhdojmë kaurdisim sëbashku me mishin. Pasi të kemi larguar lëkurën domatenve i presim dhe ato në kubikë të vegjël dhe i shtojmë në tigan tek mishi me qepë. Presim mozzarelën në kubikë dhe e shtojmë tek tuli i patëllxhanëve. Ullinjtë i presim në masa dhe Iishtojmë përsëri tek tasi me mozzarella përbërësit e gatuar në tigan piper të zi dhe rigon. I përziejmë të gjitha sëbashku në tas. Nxjerrim patëllxhanët nga furra i mbushim hapsirat ( si varkë) me mbushjen e përgatitur dhe e vendosim përsëri në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 10-12 minuta. Në fund e spërkasim me majdanoz dhe i servirim të ngrohta.