Qengj frikase me perime
Përbërësit:
- 500 gr mish qengji
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2–3 qepë të vogla (ose qepë të njoma)
- 2–3 karrota
- 1 kërcell selino
- 2–3 patate të vogla
- 2 lugë gjelle miell
- 2 limona
- 1 tufë kopër
- Pak qumësht
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Mishin e qengjit priteni në thela dhe kaurdiseni lehtë me pak gjalpë. Shtoni ujë të nxehtë derisa të mbulohet mishi. Hidhni kripë dhe piper kokërr dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë. Në gjysmën e zierjes shtoni: qepët e vogla, karrotat në kubikë, selinon dhe patatet. Shtoni edhe pak kopër dhe lëreni të ziejë derisa mishi dhe perimet të zbuten. Në një tenxhere tjetër shkrini pak gjalpë, kaurdisni miellin lehtë (pa e skuqur). Hiqeni nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtoni qumështin e vakët duke e përzier vazhdimisht. Vendoseni sërish në zjarr dhe shtoni pak nga lëngu i mishit. Përziejeni derisa salca të trashet dhe lëreni të ziejë 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni të verdhën e vezës dhe lëng limoni. Shtoni salcën në tenxheren me mish dhe perime, lëreni disa minuta që të lidhet mirë. Në fund spërkateni me kopër të freskët dhe pak piper të zi.





















