Bukë me patate dhe miell thekre, një shije speciale nga zonja Albana

3 Mars, 11:51 | Përditesimi: 3 Mars, 11:51

Bukë me patate me miell thekre

Përbërësit:

  • 600 gr patate
  • 100 ml ujë të vakët
  • 7 gr maja buke
  • 300 gr miell gruri integral
  • 150 gr miell thekre
  • 30 gr miell hikrre
  • 10 gr kripë
  • 3 lugë supe vaj ulliri
  • Thërrime tërshëre (për sipër)

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë me kripë. Patatet e ziera i kalojmë në rende. Shtojmë tre llojet e miellit, kripën dhe majanë. E punojmë brumin duke shtuar ujin e vakët dhe vajin e ullirit. Brumin e përgatitur e mbulojmë me letër kuzhine plastike dhe e lëmë të vijë në ambient të ngrohtë derisa të dyfishohet në volum. Pasi brumi të jetë gati, e vendosim në tepsi duke i dhënë formën sipas dëshirës. E lyejmë sipërfaqen pak me ujë, e mbulojmë me thërrime tërshëre dhe e vendosim të piqet në furrë në 180°C për rreth 40 minuta.

MC/Shqiptarja.com