Embëlsirë me sherbet
Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 gotë çaji kos
- 1 gotë çaji vaj
- 2 lgj miell misri
- 3 lgj niseshte
- 200 gr miell gruri
- 10 gr fryrës ëmbëlsirash
Për sherbetin:
- 800 gr sheqer
- 800 ml ujë
- Vanilje
Përgatitja:
Rrahim vezën me kosin, shtojmë vajin. I rrahim mirë dhe shtojmë më pas miellin e misrit dhe përbërësit e tjerë. Krijojmë disa toptha të vegjël, i vendosim në tavë me letër pjekje dhe i pjekin në 200 gradë për 30 minuta. Përgatisim sherbetin me ujë, sheqer dhe pak vanilje ose lëng limoni. E lëmë të ftohet dhe e hedhim sherbetin e ftohtë mbi ëmbëlsirat e ngrohta.





















