Revani me miell misri nga zonja Albana

5 Mars, 12:18 | Përditesimi: 5 Mars, 12:18

Revani me miell misri

Përbërësit:

  • 3 filxhanë miell misri
  • 3 lugë gjelle margarinë ose vaj
  • 2 gota sheqer
  • 1 gotë kos
  • 2 vezë
  • 1 majë luge kafeje sodë buke

Përgatitja:

Në një enë rrahim margarinën me sheqerin derisa masa të zbardhet. Shtojmë vezët dhe i rrahim mirë së bashku. Më pas shtojmë kosin. Në fund hedhim miellin e misrit të përzier me sodën e bukës dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë. Masën e vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose gjalpë dhe të pudrosur me pak miell misri. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C derisa të marrë një ngjyrë të bukur të artë. Sipas dëshirës këtë revani dhe mund ta sherbetosim.

MC/Shqiptarja.com